Trump thotë se SHBA-ja po “fillon të flasë me Kubën” ndërsa ndërpret furnizimet me naftë

Trump thotë se SHBA-ja po “fillon të flasë me Kubën” ndërsa ndërpret furnizimet me naftë

Bota E Diel, 1 Shkurt 2026 08:25 Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë nisur bisedimet me udhëheqësit kubanë, ndërkohë që administrata e tij po rrit presionin ndaj ishullit komunist dhe po ndërpret furnizimet kyçe me naftë. Komentin, presidenti e bëri për gazetarët të shtunën mbrëma, gjatë fluturimit për në Florida. Kjo vjen pas lëvizjeve të tij të fundit për të ndërprerë furnizimet me naftë nga Venezuela dhe Meksika, veprime që, sipas tij, do të detyronin Kubën të ulej në tryezën e bisedimeve. Qëllimet e tij me Kubën mbeten të paqarta, por Trump i ka kushtuar më shumë vëmendje ishullit pasi administrata e tij, në fillim të janarit, kapi ish-presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe ka qenë më agresive në përballjen me kombet...