Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të shtunën se forcat amerikane i kanë “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake në ishullin strategjik iranian, Harg, duke e cilësuar sulmin si “një nga bombardimet më të fuqishme ajrore” në historinë e Lindjes së Mesme. Ai gjithashtu tha se marina amerikane së shpejti do të fillojë t’i shoqërojë anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit. “Pak çaste më parë, me urdhrin tim, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet bombarduese më të fuqishme në historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në xhevahirin e kurorës së Iranit, ishullin Harg”, shkroi Trump në rrjetet sociale. Ai gjithashtu publikoi një video që tregonte shpërthime në ishull pas sulmeve. “Armët tona janë më të fuqishmet...
Burimi:
syri.net