Trump tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare, ndër to edhe organizata që e drejtoi 6 vjet Majlinda Bregu

Trump tërheq SHBA-në nga 66 organizata ndërkombëtare, ndër to edhe organizata që e drejtoi 6 vjet Majlinda Bregu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të tërheqë vendin nga 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë shumë që punojnë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe disa organe të Kombeve të Bashkuara, si Konventa Kornizë e OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC). Shtëpia e Bardhë tha se vendimi u mor sepse këto organizata “nuk i shërbejnë më interesave amerikane” dhe promovojnë “axhenda joefektive ose armiqësore”. Ndër to është organizata RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal), ku sekretare e përgjithshme ka qenë Majlinda Bregu për gjashtë vite. Trump ka argumentuar se shumë prej tyre mbështesin “politika radikale klimatike, qeverisje globale dhe programe ideologjike që bien ndesh me sovranitetin dhe fuqinë ekonomike të SHBA-së”. Vendimi vjen pas një shqyrtimi të përdorimit të fondeve...