Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbajti të martën një fjalim para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, ku deklaroi se shumica e njerëzve që e respektojnë e thërrasin atë “Zoti President”. Gjatë fjalimit, Trump iu referua një shembulli që përfshinte presidentin francez Emmanuel Macron. Presidenti amerikan pretendoi se kishte biseduar me homologun e tij francez lidhur me koston e barnave me recetë, duke pohuar se SHBA-të po paguanin “14 herë më shumë” se vendet e tjera për të njëjtin ilaç për dobësim, Ozempic. Trump tha se SHBA-të po i shisnin ilaçet në Europë me çmime të subvencionuara dhe se, për këtë arsye, kishte kontaktuar presidentin francez për të rritur çmimet e barnave amerikane në Francë, kërkesë që sipas tij u kundërshtua fillimisht. Në një...