Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nuk e di kush është, por do të ketë probleme

Trump tallet dhe kërcënon kryeministrin e Groenlandës: As nuk e di kush është, por do të ketë probleme

Donald Trump shprehu mospajtimin e tij me atë që u tha dje nga Kryeministri i Groenlandës, i cili e bëri të qartë se ishulli zgjedh Danimarkën në vend të Shteteve të Bashkuara, në deklaratat që bëri për gazetarët të hënën. Kur u pyet për qëndrimin e tij, presidenti amerikan tha: “Nuk pajtohem me të. Nuk e di kush është, nuk di asgjë për të, por kjo do të jetë një problem i madh për të.” Sot, ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës do të jenë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me J.D. Vance dhe Marco Rubio , me qëllim qetësimin e krizës në lidhje me ishullin Arktik, një rajon autonom që i përket Danimarkës dhe të cilin Trump dëshiron ta vërë nën kontrollin...