Trump sulmon gazetaren e CNN-në që e pyet për Epstein: Je shumë e keqe, nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh

Trump sulmon gazetaren e CNN-në që e pyet për Epstein: Je shumë e keqe, nuk të kam parë kurrë të buzëqeshësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u përfshi në një debat të nxehtë me gazetaren e CNN-së, Caitlin Collins, gjatë një interviste në Zyrën Ovale, pasi ajo e pyeti lidhur me dosjet e çështjes Jeffrey Epstein dhe lidhjet e supozuara të tij me disa aleatë të presidentit, përfshirë Elon Musk dhe Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick. Trump reagoi me bezdi ndaj këmbënguljes së Collins dhe e quajti gazetaren “më të keqen” duke e kritikuar për mungesë buzëqeshjeje dhe duke thënë: “E dini, ju jeni gazetarja më e keqe. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë të buzëqeshni. Ju njoh prej dhjetë vjetësh dhe nuk e kam parë kurrë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.” Gazetarja Collins vazhdoi të insistonte duke pyetur për viktimat e Epstein dhe mënyrën...