Trump sulmon Britaninë e Madhe për Ishujt Chagos: Një akt i madh budallallëku
Përveç Groenlandës, një tjetër ishull po bëhet mollë sherri mes Shteteve të bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Presidenti Donald Trump, e ka përshkruar marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për t’ia dorëzuar Ishujt Chagos Mauritiusit si një “akt të madh budallallëku”. Reagimi vjen disa muaj pasi ai e kishte mbështetur këtë veprim. Mbretëria e Bashkuar e nënshkroi marrëveshjen prej 3.4 miliardë paundësh në maj, sipas së cilës do të ruante kontrollin mbi një bazë ushtarake britaniko-amerikane në ishullin më të madh, Diego Garcia. Më herët, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e kishte përshëndetur marrëveshjen si një “arritje monumentale”, por të martën Trump e quajti atë një “akt dobësie totale” dhe tha se ishte pjesë e një “liste shumë të gjatë arsyesh të sigurisë kombëtare” që...
Burimi:
opinion.al