Burimi:
top-channel.tv

Foto © top-channel.tv
Trump “spastron” ambasadorët, shkarkohen 30 diplomatë nga administrata e Biden
Administrata Trump ka vendosur të tërheqë gati 30 diplomatë karriere nga postet ambasadoriale dhe pozicione të tjera të larta nëpër ambasada, teksa po lëviz për të riformësuar qëndrimin diplomatik të SHBA-së jashtë vendit me personel që konsiderohet se mbështet plotësisht prioritetet “Amerika e Para” të presidentit republikan, shkruan The Guardian. Krerët e misione diplomatike në të paktën 29 vende u informuan javën e kaluar se mandatet e tyre do të përfundonin në janar, sipas dy zyrtarëve të Departamentit të Shtetit, të cilët folën në kushte anonimiteti lidhur me lëvizjet e brendshme të personelit. Të gjithë ata i kishin marrë postet e tyre në kohën e administratës së Joe Biden, por i kishin mbijetuar një spastrim fillestar në muajt e parë të mandatit të dytë të...






