Trump: S’ka nxitim për të nxjerrë uraniumin e varrosur të Iranit

Trump: S’ka nxitim për të nxjerrë uraniumin e varrosur të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të nxjerrin uraniumin e pasuruar që është varrosur nën vendet e sulmuara në Iran, por tha se “nuk ka nxitim” për këtë operacion. “Kur ta marrim, do ta shkatërrojmë atë. Nuk po kërkojmë ta marrim për vete, po kërkojmë ta shkatërrojmë. Ne kemi me bollëk të tillë”, tha Trump. Deklarata e presidentit amerikan vjen pasi forcat e SHBA-së kanë kryer sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, ku një pjesë e materialeve radioaktive thuhet se është ruajtur në thellësi për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme. Trump theksoi se qëllimi kryesor është eliminimi i kërcënimit, pa synim për të ruajtur ose transferuar uraniumin.