Trump s’i përjashton veprimet ushtarake, megjithëse thotë se Irani i ka ndaluar ekzekutimet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha duke u thirrur në “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër” se Irani e ka pezulluar ekzekutimin e protestuesve. Por, pavarësisht kësaj, tensionet në gjithë Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta pasi mundësia që Shtetet e Bashkuara të veprojnë ushtarakisht kundër Teheranit është ende reale. “Ata kanë thënë se i kanë ndalur vrasjet dhe se ekzekutimet nuk do të kryhen. Pritej të kishte shumë ekzekutime sot dhe ato nuk do të ndodhin, ne do ta zbulojmë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 14 janar. “Na është thënë nga burime të besueshme dhe shpresoj që të jetë e vërtetë”, shtoi ai. Autoritetet iraniane i kanë shtypur protestat e javëve të fundit si kurrë...
Burimi:
vizionplus.tv