Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale

Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale

Vizita e Donald Trump në Pekin ishte menduar të stabilizonte raportet e brishta në konfliktin tregtar dhe teknologjik me Kinën. Tani lufta me Iranin po riformëson agjendën e tij e po ashtu fuqinë e ndikimit të Pekinit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Kinës të shtyjë vizitën e tij të planifikuar në Pekin për shkak të luftës në Iran. “Mendoj se është e rëndësishme që unë të jem këtu,” tha Trump të hënën në Washington. Ky hap vjen ndërsa lufta SHBA–Izrael kundër Iranit po zgjerohet dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me presion gjithnjë e më të madh ushtarak dhe ekonomik. Konflikti mund të riformësojë prioritetet e Uashingtonit dhe të tendosë marrëdhëniet tashmë të brishta me Kinën. Trump pritej të shkonte në Pekin...