Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Trump shpreh mbështetje për protestuesit iranianë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për protestuesit që po përballen me shtypje brutale nga forcat e sigurisë në Iran, pesë ditë pasi nisën protestat për shkak të gjendjes ekonomike dhe që rezultuan me disa vdekje dhe dhjetëra të arrestuar. Protestat nisën në Teheran më 28 dhjetor, për shkak të kolapsimit të kursit të këmbimit të monedhës kombëtare kundrejt dollarit amerikan dhe inflacioni arriti në 52 për qind. Protestat më pas u përhapën në disa rajone të tjera. Mediat e kontrolluara nga shteti dhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut raportuan më 1 janar për të paktën shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, megjithëse agjencitë e lajmeve të lidhura me Qeverinë fajësuan për dhunën...