Trump shfuqizon rregulloren kyçe për klimën në SHBA: Derregullimi më i madh në historinë amerikane

Trump shfuqizon rregulloren kyçe për klimën në SHBA: Derregullimi më i madh në historinë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shfuqizuar një nga rregulloret më të rëndësishme për mbrojtjen e klimës në SHBA. Së bashku me kreun e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit(EPA), Lee Zeldin, Trump e ka shpallur të pavlefshme Rregulloren e Gjetjes së Rrezikut të vitit 2009. Sipas kësaj Rregulloreje, që nga mandati i parë i Presidentit të atëhershëm Barack Obama (2009), gazrat serrë konsiderohen një kërcënim për shëndetin publik dhe mirëqenien e njeriut. Baza ligjore për veprimin ndaj klimës EPA fillimisht klasifikoi gjashtë gazra serrë si ndotës të ajrit dhe një kërcënim për shëndetin e njeriut bazuar në studime të shumta shkencore. Kjo ishte baza që EPA të rregullonte këto gazra sipas njërit prej ligjeve kryesore për ajrin e pastër, Aktit të Ajrit të...