Trump pyet pse Irani nuk po “kapitulon” përballë presionit ushtarak
Presidenti amerikan Donald Trump është i habitur pse Irani nuk ka “kapitulluar” ende përballë forcimit të madh ushtarak amerikan në rajon, sipas të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff. Witkoff deklaroi për Fox News se Trump ishte “kurioz” për qëndrimin e Iranit, pasi kishte paralajmëruar për një sulm të kufizuar ushtarak nëse nuk arrihej një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit. Witkoff theksoi se presidenti nuk ishte “i frustruar”, por ishte i interesuar të kuptonte pse Irani nuk kishte bërë lëshime. Ai pyeti pse, nën këtë presion dhe me fuqinë detare të SHBA-së atje, Irani nuk kishte ofruar të provonte se nuk dëshironte një armë bërthamore. SHBA-ja dhe aleatët evropianë dyshojnë se Irani po shkon drejt prodhimit të një arme bërthamore, gjë që Teherani e...
Burimi:
kohajone.com