Trump pret lideren e opozitës venezueliane María Corina Machado në Shtëpinë e Bardhë
Bota E Hënë, 12 Janar 2026 20:45 Presidenti Donald Trump pritet të takohet me lideren e opozitës venezueliane, María Corina Machado, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, sipas një zyrtari të lartë. Ky takim vjen më pak se dy javë pasi SHBA-ja kreu sulme dhe kapi presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, duke i dërguar në Nju Jork për t’u përballur me akuza federale. Pas operacionit, Trump njoftoi se SHBA-ja do të qeveriste Venezuelën derisa të ndodhte një “tranzicion i duhur”. Machado, e cila u nderua me Çmimin Nobel për Paqe 2025, e ka mirëpritur arrestimin e Maduros, duke deklaruar se “Venezuelianë, ora e lirisë ka ardhur.” Lidhur me takimin, Trump tha të premten se Machado “do të vijë dhe do të shprehë...
Burimi:
kohajone.com