Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

Trump poston mesazhin e Macron: Nuk po kuptoj çfarë po bën me Groenlandën

Presidenti i SHBA, Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth, një foto të asaj që ai tha se ishte një mesazh nga presidenti francez Emmanuel Macron. “Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën”, shkruhej në mesazh. “Mund të organizoj një takim të G7 pas Davosit, në Paris, të enjten pasdite. E në këtë kuadër mund të ftoj ukrainas, danezë, sirianë dhe rusë”, vazhdonte postimi i atribuar kreut të Pallatit Elize. “Eja të darkojmë së bashku në Paris të enjten para se të kthehesh në Shtetet e Bashkuara”, përfundon mesazhi i nënshkruar “Emmanuel”. Burime pranë presidentit francez konfirmuan se përmbajtja e mesazhit të publikuar nga Trump ishte “shumë reale”. Edhe ‘Le Figaro’,...