Trump po shqyrton mundësinë e sulmit ushtarak ndaj Iranit, Presidenti Iranian: Terroristë të huaj vrasin civilë dhe djegin xhami
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar ditët e fundit mbi opsionet e reja për sulme ushtarake kundër Iranit, ndërsa ai po shqyrton zbatimin e kërcënimit të tij për të sulmuar vendin për shkak të shtypjes së protestave, sipas shumë zyrtarëve amerikanë të njohur me çështjen. New York Times raportoi se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por zyrtarët thanë se ai po shqyrton seriozisht autorizimin e një sulmi në përgjigje të përpjekjeve të regjimit iranian për të shtypur protestat e shkaktuara nga problemet e përhapura ekonomike. Presidentit të SHBA-së i janë paraqitur skenarë të ndryshëm, duke përfshirë sulme ndaj objektivave civilë në Teheran, sipas të njëjtave burime, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të konfidencialitetit të diskutimeve. I pyetur në...
Burimi:
top-channel.tv