Trump: Po shqyrtoj shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të situatës në Iran

Trump: Po shqyrtoj shtyrjen e vizitës në Kinë për shkak të situatës në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po mendon të shtyjë me rreth një muaj vizitën e rëndësishme në Kinë, e planifikuar për në fund të marsit, për shkak të zhvillimeve të fundit në Iran. ‘Kemi kërkuar ta shtyjmë me afërsisht një muaj’, u shpreh Trump për gazetarët në Shtëpia e Bardhë. Takimi mes tij dhe homologut kinez Xi Jinping pritet të zhvillohej mes datave 31 mars dhe 2 prill, pas bisedimeve të fundit dypalëshe të mbajtura në tetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës bëri të ditur se Pekini dhe Uashingtoni janë në diskutime lidhur me datën dhe agjendën e vizitës së Trump në kryeqytetin kinez. Autoritetet kineze hodhën poshtë pretendimet se shtyrja e mundshme e takimit lidhet me tensionet në...