Trump: Po formohet ‘Bordi i Paqes për Gazën’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “Bordi i Paqes për Gazën” që është propozuar, është në proces formimi dhe do të përbëhet nga udhëheqës nga “kombet më të rëndësishme të botës”. “Bordi i Paqes po formohet”, tha Trump për shtypin në bordin e Air Force One të dielën. “Në thelb, janë udhëheqësit më të rëndësishëm të kombeve më të rëndësishme… Merrni udhëheqësit dhe kombet më të rëndësishme, ky do të jetë Bordi i Paqes”, tha ai. Trump shtoi se ka një interes të fortë ndërkombëtar për të marrë pjesë në iniciativë, duke theksuar: “Të gjithë duan të jenë pjesë e tij”. Bordi, i cili pritet të kryesohet nga Trump dhe të përfshijë rreth 15 udhëheqës botërorë, do të mbikëqyrë një qeveri teknokratike palestineze që ende nuk...
Burimi:
syri.net