Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti Harvard, në kuadër të konfliktit të vazhdueshëm mes Shtëpisë së Bardhë dhe institucionit prestigjioz akademik. Deklarata vjen pasi New York Times raportoi se qeveria amerikane ishte tërhequr nga kërkesa e mëparshme për një pagesë prej 200 milionë dollarësh gjatë negociatave me universitetin. Trump reagoi përmes një postimi në rrjetin Truth Social, duke akuzuar Harvardin se ka “ushqyer me gënjeshtra” median amerikane. Zyrtarë të administratës Trump kanë akuzuar Harvardin se nuk ka vepruar mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin gjatë protestave pro-palestineze në kampus, akuza që universiteti i ka hedhur poshtë. Harvardi ka qenë një nga objektivat kryesore të fushatës së Shtëpisë së Bardhë kundër asaj që...
Burimi:
top-channel.tv