Trump për ‘Politico’: Kur unë të mos jem më për të zgjidhur luftërat, OKB-ja mund ta bëjë këtë

Trump për ‘Politico’: Kur unë të mos jem më për të zgjidhur luftërat, OKB-ja mund ta bëjë këtë

‘Organizata e Kombeve të Bashkuara ka “një potencial të jashtëzakonshëm” për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare’ – Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për ‘Politico’. “Kur unë të mos jem më për të zgjidhur luftërat, OKB-ja mund ta bëjë këtë”, ka deklaruar presidenti amerikan. Ai ka shtuar gjithashtu se nuk ishte në dijeni që Shtetet e Bashkuara kishin vonesa në përmbushjen e detyrimeve të tyre financiare ndaj Kombeve të Bashkuara, por është shprehur i bindur se mund ta “zgjidhë problemin shumë lehtë”. Sipas presidentit Trump, mjafton që OKB-ja ta kërkojë një gjë të tillë për të bindur edhe vendet e tjera të paguajnë detyrimet e tyre. “Nëse do të vinin te Trump dhe do t’ia thoshin, do t’i bëja të gjithë të...