Trump për Kubën: Një shtet i dështuar, Havana duhet të arrijë patjetër marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti të hënën Kubën një shtet të dështuar dhe i bëri thirrje Havanës të arrijë një marrëveshje, megjithëse hodhi poshtë mundësinë e një operacioni amerikan për të përmbysur qeverinë kubaneze. “Kuba është një shtet i dështuar tani”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One. Në të njëjtën kohë, republikani shtoi se SHBA-të po flasin me Kubën, duke shpjeguar se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka marrë përsipër bisedimet. “Ata duhet patjetër të bëjnë një marrëveshje. Do të shohim si do të shkojë. Por ne dhe Kuba po flasim. Ndërkohë, ka një embargo, nuk ka naftë, nuk ka para”, tha Trump. Megjithatë, kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë një operacion ushtarak në Kubë, të ngjashëm me...
Burimi:
syri.net