Trump për arrestimin e Maduros: Ishte aksioni më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë në një konferencë për mediat të shtunën për të dhënë detaje mbi aksionin e Delta Force për arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij. Trump, i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se operacioni që çoi në arrestimin e Maduros, ishte aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Ishte aksioni më i fortë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte një sulm ndaj një fortese ushtarake në zemër të Karakasit. ‘Çekiçi i Mesnatës’ u ekzekutua në mënyrë perfekte, pa asnjë gabim gjatë ekzekutimit. Askush nuk mund ta bëjë atë që bëri Amerika mbrëmë”, tha Trump. Më tej, presidenti amerikan shtoi se Maduro ishte udhëheqësi i kartelit më të madh të...
Burimi:
vizionplus.tv