Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Trump pas sulmeve ajrore ndaj ISIS: SHBA do të godasë më fuqishëm se kurrë

Forcat amerikane kryen sulme ajrore në Siri ndaj dhjetëra objektivave të lidhura me ISIS, si përgjigje ndaj sulmit të fundit ku u vranë ushtarë amerikanë. Presidenti amerikan, Donald Trump mbështeti personalisht operacionin, duke e cilësuar atë si “një hakmarrje shumë serioze”. Ai deklaroi se vrasja e egër e ushtarëve amerikanë nga ISIS-i në Siri ka sjellë një përgjigje të fuqishme nga SHBA, duke theksuar se sulmet synojnë fortesat e ISIS në një vend që ka vuajtur shumë, por që mund të ketë një të ardhme të ndritur pas zhdukjes së grupit terrorist. Trump shtoi se qeveria siriane, e udhëhequr nga një lider që punon për rikthimin e madhështisë së vendit, e mbështet këtë aksion. Presidenti paralajmëroi gjithashtu se “të gjithë terroristët që kërcënojnë amerikanët duhet...