Trump parashikon mbikëqyrje afatgjatë në Venezuelë, fokusi te nafta dhe diplomacia rajonale
Bota E Premte, 9 Janar 2026 08:06 Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për New York Times, deklaroi se mbikëqyrja e Shteteve të Bashkuara mbi Venezuelën do të zgjasë “shumë më gjatë” se sa tre muaj, gjashtë muaj apo një vit. Ai shprehu vizionin e tij për rindërtimin e vendit në një mënyrë “shumë fitimprurëse”, duke shfrytëzuar naftën venezueliane për të ulur çmimet dhe për t’i siguruar Venezuelës “para – para që i nevojiten me dëshpërim”. Lidhur me situatën aktuale, Trump vlerësoi se gjërat “po shkojnë shumë mirë” me qeverinë e përkohshme të Delcy Rodriguez, ish-nënkryetares së Nicolas Maduros. Rodriguez u arrestua në një bastisje amerikane më 3 janar dhe aktualisht ndodhet në burg në Brooklyn. Presidenti shtoi se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio,...
Burimi:
kohajone.com