Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Venezuelë, nëse autoritetet atje reshtin së bashkëpunuari me SHBA-të. Gjatë një interviste për NBC News, Trump tha se nuk beson që kjo të ndodhë dhe nga ana tjetër nuk hezitoi t’i thurte lavde ushtrisë amerikane për kapjen e Nicolas Maduros. “Shtetet e Bashkuara e dëshmuan sërish që ne kemi ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse, më të sofistikuar, më frikëndjellëse në planetin Tokë. Askush nuk mundet të na mundë. Askush nuk mund t’ia dilte asaj që bëmë ne. Askush tjetër nuk I ka armët tona” tha ai. Ku ndodhet Maduro? Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kaluan natën e parë të tyre në qeli në qendrën Metropolitan Detention Center në Brooklyn....