Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës drejtojnë vendin tuaj
Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisjes së Meksikës, duke theksuar se vendi nuk kontrollohet nga autoritetet, por nga kartelët e drogës. Deklaratat e tij erdhën gjatë një interviste ku komentoi situatën aktuale në Meksikë dhe sfidat e sigurisë që po përballet vendi. “Claudia Sheinbaum është një grua e mirë, por kartelët po e drejtojnë Meksikën. Ajo nuk po drejton Meksikën, kartelët janë ata që e drejtojnë”, tha 79-vjeçari. Ai shtoi se “diçka duhet bërë me Meksikën”, duke sugjeruar nevojën për masa më të forta për të luftuar kriminalitetin dhe trafikun e drogës. Trump, i cili ka qenë shpesh kritik i qeverive të vendeve latinoamerikane për moskontrollin e krimit të organizuar, theksoi se situata në Meksikë është alarmante dhe ka pasoja...