Trump paralajmëron NATO-n: Do të ketë pasoja shumë të këqija nëse s’ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës

Trump paralajmëron NATO-n: Do të ketë pasoja shumë të këqija nëse s’ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës

Donald Trump SHBA-Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se po fliste me “rreth shtatë” vende për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës. Ai shtoi se "do të jetë interesante të shihet" se cilat vende i ndihmojnë SHBA-të me atë që ai e quajti "një përpjekje shumë të vogël". Trump përmendi veçanërisht Kinën, duke theksuar se Pekini është shumë i varur nga furnizimet me naftë që kalojnë përmes kësaj rruge detare. Megjithëse nuk përmendi vendet e tjera me të cilat ka kontaktuar, presidenti amerikan iu referua NATO-s dhe shteteve të tjera që, sipas tij, duhet të “mbrojnë territorin e tyre”. Më herët, në një intervistë për Financial Times, Trump tha se është “plotësisht e përshtatshme” që vendet...