Trump paralajmëron Kubën: Bëni një marrëveshje me SHBA-në ‘para se të jetë tepër vonë’

Trump paralajmëron Kubën: Bëni një marrëveshje me SHBA-në ‘para se të jetë tepër vonë’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi sot që Kuba duhet të bëjë një marrëveshje me SHBA-në, duke paralajmëruar se kombi ishullor nuk do të marrë më naftë apo para. “NUK DO TË KETË MË NAFTË APO PARA QË SHKON NË KUBË – ZERO! U SUGJEROJ FORTËSISHT QË TË BËJNË NJË MARRËVESHJE, PARA SE TË JETË TEPER VONË”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. “Kuba jetoi për disa vite me shumat e mëdha të naftës dhe parave që vinin nga Venezuela”, tha Trump.