Trump paralajmëron Iranin: SHBA do të marrë masa shumë të forta nëse ekzekutoni protestuesit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se Uashingtoni do të ndërmarrë “masa shumë të forta” nëse Irani ekzekuton protestuesit që kanë dalë në rrugë kundër qeverisë. Gjatë një fjalimi në Michigan, Trump u bëri thirrje qytetarëve iranianë të vazhdojnë protestat dhe të “marrin kontrollin e institucioneve”, duke theksuar se përgjegjësit për dhunën ndaj protestuesve “do të paguajnë një çmim shumë të lartë”. “Për të gjithë patriotët iranianë, vazhdoni të protestoni”, deklaroi ai, duke shtuar se SHBA-të do të qëndrojnë në krah të civilëve që kundërshtojnë regjimin në Teheran. I pyetur nga CBS News për deklaratën se “ndihma është duke ardhur”, Trump tha se bëhet fjalë për mbështetje në forma të ndryshme, përfshirë ndihmën ekonomike, por theksoi se SHBA-të nuk do ta ndihmojnë qeverinë iraniane....
Burimi:
top-channel.tv