Trump paralajmëron Iranin, i bën thirrje Hamasit të çarmatoset pas takimit me Netanyahun

Trump paralajmëron Iranin, i bën thirrje Hamasit të çarmatoset pas takimit me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse ai e rifillon rindërtimin e programeve bërthamore, si dhe e paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk çarmatoset. Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera. Duke folur më 29 dhjetor krah kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas një takimi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, Trump la të kuptohej se Teherani mund të jetë duke punuar për t’i rikthyer programet e tij të armatimit bërthamor, pas bombardimeve të qershorit. “Kam lexuar se ata po zhvillojnë armë dhe gjëra të tjera, dhe nëse po e bëjnë këtë, nuk janë duke i përdorur vendet që ne i...