Trump paralajmëroi rritjen e tarifave për vendet që bëjnë ‘biznes’ me Iranin, ja cilat shtete janë më të rrezikuarat
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se vendet që vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25%. Ai nuk specifikoi se çfarë përfshihet saktësisht nga “të bërit biznes” me Iranin, duke lënë hapësirë për pyetje mbi mënyrën e zbatimit të tarifave, vendet që do të jenë në shënjestër dhe nëse detyrimet do të aplikohen vetëm për mallra apo edhe për shërbime. Kina është partneri më i madh tregtar i Iranit, duke blerë produkte me vlerë mbi 4 miliardë dollarë në vitin 2023, sipas Observatorit të Kompleksitetit Ekonomik. Aktualisht, SHBA-të kanë një tarifë minimale prej 20% mbi mallrat kineze, pas një lufte tregtare që kulmoi me tarifa deri në 145%. Tarifa e re mund të fillojë nga 45%...
Burimi:
top-channel.tv