“Trump nuk ka frikë të përdorë forcën ushtarake në Iran”, Shtëpia e Bardhë: Plani në tryezën e presidentit
Bota E Hënë, 12 Janar 2026 20:51 Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, thotë se presidenti amerikan Donald Trump ka treguar se nuk ka frikë të përdorë opsione ushtarake kur e sheh të nevojshme. “Mendoj se një gjë në të cilën presidenti Trump është shumë i mirë, është që gjithmonë t’i mbajë të gjitha opsionet e tij në tryezë, dhe sulmet ajrore do të ishin një nga shumë, shumë opsionet që janë në tryezë”, tha Karoline Leavitt. Ajo shtoi se diplomacia është gjithmonë opsioni i parë për Trump. ”Ai ju tha të gjithëve mbrëmë se ajo që po dëgjoni publikisht nga regjimi iranian është mjaft e ndryshme nga mesazhet që administrata po merr privatisht”, shtoi Leavitt.
Burimi:
kohajone.com