Trump “nuk i ndahet” Iranit, presidenti i SHBA: Është koha për ndryshim të regjimit
Donald Trump nuk e ka spostuar vëmendjen nga Irani: Presidenti i Shteteve të Bashkuara kujtoi edhe një herë se e ka në fokus Republikën Islamike, edhe pse, pavarësisht shtimit të pranisë ushtarake në rajon, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër saj. Deklarata më e fundit e Trumpit tregoi qartë se ai kërkon ndryshimin e status quo-së. “Një ndryshim regjimi në Iran do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”, u shpreh Trump. “U bënë 47 vjet që ata vetëm flasin, e ndërkohë që kjo ndodh, kemi humbur shumë jetë njerëzish”, tha Trump. Pyetjes se çfarë mund të bëjë Irani që të shmangë një sulm të SHBA-së, ai iu përgjigj duke thënë se “Teherani duhet të ofrojë marrëveshjen që kishim pritur që herën...
Burimi:
top-channel.tv