Trump nuk heq dorë nga ishulli, ushtarët e parë europianë mbërrijnë në Groenlandë
Një kontingjent i vogël ushtarak francez ka mbërritur në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, konfirmuan zyrtarët, në kuadër të një misioni të kufizuar zbulimi ku marrin pjesë edhe disa vende të tjera evropiane. Vendosja vjen në një moment tensioni në rritje, teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vijon të ushtrojë presion mbi pretendimin e tij për Groenlandën, territor gjysmë-autonom nën sovranitetin e Danimarkës. Përveç Francës, në mision janë përfshirë Gjermania, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se ekipi fillestar do të përforcohet së shpejti me asete tokësore, ajrore dhe detare, duke e cilësuar misionin si pjesë të angazhimit evropian për sigurinë në Arktik. Diplomati i lartë francez Olivier Poivre d’Arvor e përshkroi vendosjen si një mesazh të fortë politik,...
Burimi:
syri.net