Trump nuk heq dorë nga Groenlanda: SHBA-së i duhet për sigurinë kombëtare
Bota E Martë, 23 Dhjetor 2025 12:42 Donald Trump ka shkaktuar sërish tension me deklaratat e tij, duke ritheksuar edhe njëherë se SHBA-të “duhet ta kenë” Groenlandën. Ai pretendon se territori i duhet SHBA për sigurinë kombëtare. Kjo deklaratë e Trump vjen menjëherë pasi presidenti amerikan emëroi guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar special në Groenlandë, duke thënë se ai do të “udhëhiqte sulmin” në avokimin e pjesës gjysmë-autonome të Danimarkës për t’u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara. “Ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare, jo për mineralet… Nëse i hidhni një sy Groenlandës, shikoni lart e poshtë bregdetit, do të shihni anije ruse dhe kineze kudo. Na duhet për sigurinë kombëtare. Duhet ta kemi, Groenlanda është një çështje e madhe.”...
Burimi:
kohajone.com