Trump nuk do ta marrë Groenlandën me forcë, thotë ish-ambasadori amerikan Mandelson

Trump nuk do ta marrë Groenlandën me forcë, thotë ish-ambasadori amerikan Mandelson

Bota E Diel, 11 Janar 2026 16:11 Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, Lord Mandelson, ka deklaruar se Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të “zbarkonte në Groenlandë dhe ta merrte atë me forcë”. Ai i tha BBC-së se admironte “drejtpërdrejtësinë” e Trumpit në bisedimet politike, por theksoi se presidenti nuk ishte “budalla” dhe se këshilltarët do t’i kujtonin se marrja e Groenlandës do të “sillte rrezik real” për interesin kombëtar të SHBA-së. Kjo vjen pas deklaratave të Trumpit të shtunën, ku ai shprehu nevojën e SHBA-së për të “zotëruar” Groenlandën, një territor danez gjysmë-autonom, për të parandaluar Rusinë dhe Kinën të bënin të njëjtën gjë, duke theksuar se kjo do të arrihej “në mënyrë të lehtë” ose “në mënyrë të vështirë”. Danimarka dhe...