Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Trump njofton modernizimin e forcave detare të SHBA-së, prezanton “Flotën e Artë” amerikane
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi krijimin e një brezi të ri anijesh luftarake për Marinën e Shteteve të Bashkuara ditën e djeshme, duke prezantuar një plan për një “Flotë të Artë” të përmirësuar, me anije më të mëdha, më të rënda dhe më të përparuara nga ana teknologjike se çdo gjë e ndërtuar deri më sot. Trump zbuloi klasën e re të anijeve luftarake nga biblioteka e tij në Mar-a-Lago, Florida, duke e përshkruar flotën ekzistuese amerikane si “të vjetër, të lodhur dhe të vjetëruar”. Ai tha se anijet e reja do të ndihmonin në ruajtjen e superioritetit ushtarak të SHBA-së, rigjallërimin e industrisë amerikane të ndërtimit të anijeve dhe forcimin e fuqisë parandaluese të vendit kundër kundërshtarëve të saj. Presidentit iu bashkuan Sekretari i...