Trump njoftoi armëpushim 5-ditor me Iranin, bien çmimet e naftës
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rimëkëmbur pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të dhe Irani kanë zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe produktive” mbi ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Pas njoftimit, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me 13%.Lexo edhe :Related Posts Trump tha në rrjetet sociale se do të “shtynte çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjitike iraniane” për një periudhë pesë-ditore. Të shtunën, ai tha se do të “shkatërronte” termocentralet iraniane nëse rruga kryesore e lundrimit të Ngushticës së Hormuzit nuk do të rihapej. Irani kishte thënë se do të përgjigjej duke synuar infrastrukturën kyçe në rajon. Komentet gjatë fundjavës kishin tronditur tregjet financiare, duke shtuar frikën se lufta SHBA-Izrael...
Burimi:
vizionplus.tv