Trump ngriti padi ndaj BBC-së pasi redaktuan fjalimin e presidentit, caktohet data e seancës gjyqsore
Një gjykatës federal ka caktuar shkurtin e vitit 2027 për gjyqin e BBC-së për shpifje të Presidentit Donald Trump, i cili kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim për një dokumentar të transmetuar nga kanali që kishte redaktuar kontekstin e fjalëve të presidentit. Pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, BBC transmetoi fragmente të fjalimit të Trump më 6 janar 2021, të redaktuara për të treguar se ai i nxiste mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin. Dhjetorin e kaluar, presidenti amerikan ngriti një padi në një gjykatë federale të Floridës, duke akuzuar kanalin britanik për shpifje dhe shkelje të ligjit mbi praktikat tregtare. Ai kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh për secilën nga akuzat. Avokatët e BBC-së u përpoqën ta rrëzonin çështjen, duke argumentuar se Donald Trump...
Burimi:
top-channel.tv