Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë centralet elektrike iraniane
Presidenti Donald Trump tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me një “regjim më të arsyeshëm” për t’i dhënë fund luftës në Iran, por përsëriti paralajmërimin ndaj Teheranit që të hapë Ngushticën e Hormuzit ose të rrezikojë sulme amerikane ndaj puseve të naftës dhe termocentraleve. “Është bërë përparim i madh, por nëse për ndonjë arsye nuk arrihet një marrëveshje së shpejti, gjë që me shumë gjasë do të ndodhë, dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet menjëherë për ‘biznes’, ne do ta përfundojmë ‘qëndrimin’ tonë të këndshëm në Iran duke shkatërruar dhe zhdukur plotësisht të gjitha centralet elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale. Trump gjithashtu kërcënoi se do të sulmojë impiantet e desalinizimit...
Burimi:
opinion.al