Trump në konferencë për shtyp: Ishte një operacion perfekt dhe preciz, nuk kishte mundësi kundërpërgjigjeje

Trump në konferencë për shtyp: Ishte një operacion perfekt dhe preciz, nuk kishte mundësi kundërpërgjigjeje

Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi ushtrinë për “shpejtësinë, fuqinë, precizionin dhe kompetencën e tyre marramendëse” gjatë operacionit ushtarak në Karakas. Ai tha se këta “luftëtarë të trajnuar vepruan në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së”. “Forcat venezueliane po na prisnin, e dinin që do vinim”, u shpreh Trump. Pavarësisht se ishin në një “pozicion gatishmërie”, Trump tha se forcat venezueliane u “neutralizuan plotësisht”. “Asnjë ushtar amerikan nuk u vra dhe asnjë pajisje nuk humbi”, shtoi ai. Presidenti tha se SHBA-të kanë “eliminuar 97% të drogës që vinte nga deti” dhe pretendoi se çdo anije që transportonte drogë vret mesatarisht 25,000 njerëz.