TRUMP NE DAVOS, VULOSET BORDI I PAQES

TRUMP NE DAVOS, VULOSET BORDI I PAQES

Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes”, iniciativë e re e presidentit amerikan Donald Trump, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga më pak se 20 vende dhe pa praninë e asnjë aleati tradicional të Europës Perëndimore. Ngjarja, e mbajtur në Davos, u dominua nga vende të Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut. Në mesin e liderëve të pranishëm ishin përfaqësues nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai. Gjatë fjalës së tij, Trump falënderoi të ftuarit, duke i cilësuar si “liderë shumë popullorë, në shumicën e rasteve, dhe në disa raste jo aq popullorë”.Numri i pjesëmarrësve rezultoi më i ulët se parashikimet fillestare të administratës amerikane, e cila më herët kishte paralajmëruar praninë e rreth 35 vendeve. Mungesa e vendeve...