Trump në Davos: NATO pa mua nuk do të ekzistonte, na duhet pronësia e kësaj “cope akulli”

Trump në Davos: NATO pa mua nuk do të ekzistonte, na duhet pronësia e kësaj “cope akulli”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vijuar deklaratat e forta në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u ndalur te NATO, lufta në Ukrainë, siguria globale dhe roli i SHBA-ve, në kuadër të mandatit të tij të dytë presidencial. Trump u shpreh se çdo hap i ndërmarrë nga SHBA për Groenlandën do të rriste sigurinë e NATO-s dhe nuk përbën kërcënim për Aleancën. “Kjo do ta bënte NATO-n më të sigurt, jo më të dobët,” deklaroi ai, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë trajtuar padrejtësisht nga NATO. Sipas tij, SHBA jep shumë më tepër sesa merr nga Aleanca. “Kam qenë kritik i NATO-s për shumë vite, por kam bërë më shumë se çdo president tjetër për NATO-n. NATO nuk do të ekzistonte...