Trump ndërpret tregtinë me Spanjën, kritikon dhe Starmer: Ai nuk është as Churchill!

Trump ndërpret tregtinë me Spanjën, kritikon dhe Starmer: Ai nuk është as Churchill!

Donald Trump dhe Friedrich Merz WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ku biseduan për luftën në Iran dhe zhvillimet ushtarake në rajon. Në fillim të takimit të tyre, Trump iu referua situatës në Iran, duke deklaruar se aftësia ushtarake e vendit është shkatërruar kryesisht. "Ata nuk kanë një marinë, është shkatërruar, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë mbrojtje ajrore, është shkatërruar", tha Trump. Ai shtoi se “pothuajse gjithçka është shkatërruar” ndërsa vlerësoi ushtrinë amerikane. “Po ia dalim shumë mirë, kemi një ushtri të shkëlqyer dhe ata po bëjnë një punë fantastike.” Në deklaratat në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan shpjegoi se si mori vendimin për të sulmuar Iranin, duke deklaruar se...