Trump ndërhyn në Francë? MAGA kërkoi info për Le Pen, debat për presion nga SHBA

Trump ndërhyn në Francë? MAGA kërkoi info për Le Pen, debat për presion nga SHBA

Pretendime se përfaqësues amerikanë kanë ushtruar presion ndaj institucioneve franceze, kanë ngjallur debate të mëdha në Paris. Ekspertët po analizojnë situatën, që sipas tyre, tregon se në çfarë mase Franca është në shënjestër të lëvizjes MAGA të Donald Trump-it. Sipas një gjyqtareje të lartë, Magali Lafourcade, përfaqësues të administratës amerikane kanë kërkuar informacione lidhur me çështjen gjyqësore ndaj lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Lafourcade deklaron se gjatë një takimi në prill 2025 me dy zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, u ngritën pikëpyetje mbi vendimin që i ndalon Le Pen kandidimin për pesë vjet, pas dënimit për shpërdorim fondesh të Bashkimit Europian. Sipas saj, diplomatët amerikanë sugjeruan se vendimi mund të kishte motive politike dhe përmendën çështjen e “lirisë së shprehjes”. “Sipas...