Trump merr në dorë hartën me 50 objektiva/ SHBA mund të godasë Iranin

Trump merr në dorë hartën me 50 objektiva/ SHBA mund të godasë Iranin

Nga Elina Shirazi, DAILY MAIL Administrata Trump është pajisur me një listë shumë të sofistikuar objektivash ushtarake me vlerë të lartë, ndërsa presidenti po shqyrton mundësinë e një sulmi ndaj Iranit. United Against Nuclear Iran- Të Bashkuar Kundër Iranit Bërthamor (UANI), një organizatë jofitimprurëse me seli në Uashington, ka përpiluar një dosje me 50 objektiva dhe ua ka dorëzuar zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë në orët e para të mëngjesit të së hënës, përpara takimeve kritike të sigurisë, i tha ekskluzivisht Daily Mail-it kjo organizatë. Dokumenti zbulon koordinatat e sakta të Shtabit Tharallah të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) — qendra nervore e shtypjes brutale ndaj protestuesve. Ky shtab funksionon praktikisht si qendra kryesore e komandës ushtarake, duke pasur kontroll operacional mbi forcat e policisë. Lista...