Trump ‘merr në dorë’ Gazën: Blair, Kushner dhe një ‘Bord për Paqen’

Trump ‘merr në dorë’ Gazën: Blair, Kushner dhe një ‘Bord për Paqen’

Presidenti amerikan Donald Trump ka konkretizuar idenë e tij për krijimin e një “Bordi të Paqes” për Gazën, duke shpallur një strukturë të gjerë drejtimi që synon rehabilitimin e territorit palestinez pas luftës. Nisma, pjesë e një plani paqeje me 20 pika, vjen pas një armëpushimi të brishtë mes Izraelit dhe Hamasit dhe ka ngjallur reagime të përziera në arenën ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë njoftoi se një “bord ekzekutiv themelues” do të mbikëqyrë procesin e rindërtimit dhe stabilizimit të Gazës. Në këtë bord përfshihen ish-kryeministri britanik Tony Blair, drejtuesi i fondit të investimeve Marc Rowan, dhëndri i Trumpit Jared Kushner, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special i SHBA-ve Steve Witkoff, presidenti i Bankës Botërore Ajay Banga, si dhe këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare Robert...