Trump mbështet kurdët: Nisni kryengritje kundër regjimit në Iran!

Trump mbështet kurdët: Nisni kryengritje kundër regjimit në Iran!

Donald Trump WASHINGTON- Presidenti amerikan, Donald Trump u ka kërkuar udhëheqësve kurdë në Irak dhe grupeve kurde në Iran të mbështesin një kryengritje kundër qeverisë së Teheranit. Sipas Washington Post, disa zyrtarë kurdë dhe amerikanë, Trump e diskutoi çështjen këtë javë me udhëheqësit kurdë nga rajoni autonom i Kurdistanit irakian dhe përfaqësuesit e opozitës kurde iraniane. Gjatë një bisede telefonike të dielën, më 1 mars, me udhëheqësin e Unionit Patriotik të Kurdistanit (PUK), Bafel Talabani, presidenti amerikan thuhet se ofroi mbështetjeje për grupet kurde antiqeveritare për t’i mundësuar atyre të marrin kontrollin e pjesëve të Iranit perëndimor. “Trump ishte i qartë në telefonatën e tij: ai tha se kurdët duhet të zgjedhin anë në këtë betejë, ose me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin ose me...