Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur
Presidenti amerikan Donald Trump, i shoqëruar nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, në një deklaratë për mediat ku foli për operacionin ushtarak të kryer në Venezuelë dhe për të ardhmen e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros. Trump u shpreh se Maduro do të mbajë përgjegjësi për veprat e tij dhe do të ndëshkohet si kreu i një karteli të rrezikshëm droge. “Diktatori dhe krimineli Maduro do të mbahet përgjegjës dhe do të ndëshkohet. Ai dhe gruaja e tij tani janë në një anije që përfundimisht do të përfundojë në Nju Jork. Bandat që Maduro ka financuar për vite me radhë kanë mbjellë terror dhe vdekje në Shtetet e Bashkuara. Maduro nuk do të jetë më kurrë në gjendje...